Seanca gjyqësore për deputetin e PD, Ervin Salianji është shtyrë. Mësohet se arsye për shtyrjen ka qenë kërkesa e bërë nga përfaqesuesi ligjor i Jetimir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. Kjo ëhtë një metod qeshrake për shtyrjene seancave që nuk ka asnjë lidhje me çeshtjen kur Olldashi është dënuar me gjobë dhe këtu flitet vetëm për këtë palo deputet që e futi Grida nëpër dyerët e politikës.
Seanca e radhës do të mbahet në 24 prill në orën 10:00.
Salianji i mesazheve erotike dhe i intrigës Babale në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës gjyqësore në Apel tha se do të publikojë fakte të reja shkencore, që sipas tregojnë se denoncimi i bërë nga ai për rastin “Babale”, është 100% i vërtetë.
“Është një çështje që ka ardhur në Apel si kallëzim i trafikantit të drogës Geron apo Agron Xhafaj. Është një denoncim që pavarësisht se prokuroria ka detyrën bashkë me atë që ka bërë kallëzimin që të vërtetojë fajësinë.
Po ju them që unë do nxjerr fakte shkencore sesi është 100% e vërtetë denoncimi i bërë nga unë në emër të PD dhe sesi institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj vetë ministrit dhe Geron Xhafës dhe kanë shmangur hetimin pasuror të tij për ti bërë të mundur të vazhdojë karrierën politike, por edhe bizneset e tij.
Gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë, që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin që ishte zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe një personazhi i bandës së Lushnjës që quhej “i vogli”, tha nder te tjera Ervin Salianji.