Presidenti francez, Emanuel Macron në një konferencë të përbashkët për mediat në Paris me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është një zë i fortë në rajonin Ballkanik.
Macron u shpreh i impresionuar lidhur me reformat ndërmarra nga Shqipëria për përparimin e saj drejt integrimit në BE, ndërsa shprehu mbështetjen e Francës në këtë rrugëtim.
Macron: Dialogu që kemi me njëri tjetrin dëshmojnë për dinamizmin e jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dua të përsëris angazhimin e Francës ne favor të integrimit Evropën të Shqipërisë.
Siç e nënvizova në Tiranë, këtu behët fjalë vetëm për veprat për Bashkimin e Evropës për ta bërë më të fortë, në kontekstin e agresionit rus dhe përball kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta.
Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë në korrik, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj evropiane. Kini besim tek mjeshtrja jonë për t’ju shoqëruar tek kjo rrugë.
Jemi te impresionuar nga risia e reformave dhe kapacitetet për të përparuar. Dua të përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.