Sipërfaqja 2.3 hektarë truall bregdetar është pronësuar pa pagesë
Ndër 413 vendimet e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për leje ndërtimi, që ka firmosur Ilir Meta si kryeministër dhe kryetar i KRRTSH në periudhën nëntor 1999-shkurt 2002, figuron dhe Vendimi Nr. 10, datë 19.10.2001 “Për studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fshat turistik, në parcelën Nr.3/1, në zonën turistike Gjiri i Lalzit”, vendim ky që gjendet si emërtesë në pasqyrën përmbledhëe të Buletinit të KRRTSH, por i zhdukur si tekst vendimi!
Ky vendim për zaptim e grabitje toke dhe miratim leje ndërtim fshati tursitik në Gjirin e Lalzit, i cili rezulton i zhdukur nga arkiva e KRRTSH pas miratimit dhe zbatimit, ka lidhje direkte me vilën përallore, të bashkëshortëve politikanë e shtetarë të përjetshëm “Meta-Kryemadhi” dhe të vilës së Argita Berisha, ndërtuar në bregdetin e Gjirit të Lalzit/ Vilat e Ilir Metës dhe Argita Berishës (Saliut), janë ndërtuar pranë njera-tjetrës për të qenë edhe komshi, siç janë pazarxhinj në politikën dhe qeverisjet e këtyre 27 viteve, të lidhur qysh në vitin 1992, kur Bashkim Gazidede e rekurtoi Ilir Metën si spiun të SHIK dhe i hoqi dosjen si ish-spiun sigurimi, rekrutuar kur nisi studimet e larta për Ekonomi Politike Marksiste-Leniniste.
Me Vendimin Nr. 10, datë 19.10.2001 të KRRTSH, Ilir Meta në atë kohë kryeministër dhe kryetar i KRRTSH, përzgjodhi dhe veçoi Parcelën Nr. Nr.3/1, me sipërfaqe 2.3 hektarë tokë të pyllëzuar në bregdetin e Gjirit të Lalzit, duke e miratuar si shesh ndërtimi për fshat turistik, shoqëruar me lejen përkatëse të ndërtimit, të cilën e zbatoi me ndërtim falas, një kompani që më pas morri 52 leje “të mira” ndërtimi, me firmën e Ilir Metës e që sot është “AS” pranë tij dhe Berishës.
Sipërfaqja 2.3 hektarë e zhvatur pa asnjë qindarkë nga pasuria e shtetit, u nda në 7 pjesë nga 2200 metër secila (pa llogaritur rrugët mes vilave), 3 nga të cilat i ka marrë Ilir Meta, 2 Sali Berisha dhe 2 u janë falur 6 shefave të mëdhenj të drejtësisë e diplomacisë ndërkombëtare, të cilët “janë marrë vesh” me ta kur kanë pasur “halle”!
Familja Kryemadhi ka ndërtuar vilën “mbretërore” me sipërfaqe 2000 metër hapësira banimi e park botanik, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda territorit të vilës ka edhe kopësht zoologjik, por dihet që ajo është më e madhe se Presidenca e po kështu dhe vila Argitës së Saliut, i cili “me besë burri” e mohon të ketë vilë në Lalz, komshi me bashkëpunëtorin e vjetër Ilir Meta!/Pamfleti