Nga Anri Bala
Sot, e kam me tre pre jush, dy opozitar dhe një analo-gazetar! Kur pashë dje, se nipat e dy armiqëve më të mëdhenj të luftës, Isa Toska dhe Hysni Kapo, ishin bërë bashkë për mosprishjen e kazermës së ushtarëve italian, si kujtim nga e kaluara… sa nuk më ra të fikët.
Por, kur këtij grupi, i’u bashkua sot dhe shkollëmadhi i epruvetave higjenike, biri i partisë së hajdutëve pafund… atëherë arrita të kuptoj, se se sa rëndë i paska katandisur zhvillimi dhe ndryshimi i shumë gjërave të prekshme dhe të shikueshme nga njerëzit, këta filozof të vetdiplomuar të poshtërsive. Ato kanë një hall të madh, përderisa nuk heshtin dhe ndjehen të çliruar, duke folur çdo minut me asgjën e asgjës… shpifjen!
Të tre në unison, si copy-paste të prapanicave të njëri-tjetrit, na thanë se ne, qytetarëve të Tiranës, po na grabiten 200 milion euro! Me thënë të drejtën, nuk e kuptova se ku ishin gjithë këto para dhe kush po e grabiste këtë “Rrugë të dytë të Kombit”, por u kthjellova menjëherë, kur dëgjova, se për çfarë flitej dhe më kapi një e qeshur dhe një inat, pas fyerjes që po më bënin… me “politikën” e tyre.
E dini pse më kapi e qeshura, sepse këto mendjeshumë, vunë kujën si vajtojcat me të njëjtën këngë vaji, për grabitjen e shekullit, që po bënë qeveria dhe bashkia… plot 2oo milion… të pronës së saj?! Më gajasën dhe mu dhimbsën, se sa keq ishin nga gjendja mendore. Nuk e di nëse ka një rast të vetëm në botë, që hajduti grabit pronën e tij, por ja që paska… nëse do opozito-kazani sigurisht.
Nga inati që më kapi po ju drejtohem dhe njëherë, ju “filoprofanëve” që bëni sikur qani… që unë të qesh, apo, ju të “lihni” e unë të hesht për pronën publike… mësoni nëse s’dini?!
Fjala pronë publike, është një nocion abstrakt, e që nuk të thotë asgjë. Në botë, nëpër libra, nuk gjen gjëkundi “pronë publike”, sepse nuk ekziston, por hapësira publike, për tu shfrytëzuar falas nga të gjithë. Kurse prona në sistemin kapitalist janë dy: pronë shtetërore dhe pronë private. Prona shtetërore, ashtu si prona private, ka një pronar… shtetin shqiptarë dhe një administratorë, që është qeveria nëse është pronë e qeverisë qëndrore dhe bashkia, nëse është pronë e qeverisë vendore.
Pra nuk ka tokë pa zot, as tokë të “xanun”, që mund t’i dali zot, cilido cub që kalon rrugës, që jep shfaqje, aktron, apo frymon në Shqipëri. Nëse mendojnë kështu filozofët mjeranë të broçkullave, atëherë u ka ngelur ora tek prona kolektive, kooperativat bujqësore të Hoxhës, duke i mësuar mbrapsht rregullat ekonomike të këtij sistemi, që kemi përqafuar!
Sipas këtij rregulli, është e drejta e atyre njerëzve, që kemi zgjedhur me votë për të administruar vendin, ta zhvillojnë pronën, ta rikualifikojnë, ta rivlersojnë dhe të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur, për të gjithë ne, që u kemi dhënë të drejtën e përfaqësimit… votën.
Edhe njëherë, për të gjithë ata njerëz, që për fatkeqësinë tonë dhe të tyren, nuk mund të shërohen nga idiokracia, mëria, mllefi dhe lemeria, se gjërat po ndryshojnë mirë për qytetarët dhe keq për telendarët, më duhet t’iu drejtohem me gjithë sa kam në kokë: Heshtni telendarë, grinjarë, të poshtër, ziliqarë dhe të marrë! Heshtja do të ishte kapak floriri, për “kamaren” tuaj të ndyrë!
Heshtni, që të mos dukeni ato që jeni në të vërtetë… një turmë të marrësh, që kënaqeni e gëzoni me ato që thoni, pa e ditur se çfarë thoni! Imagjinatat dhe teoritë konspirative, nuk janë për ju, sepse duhet të kesh shkallë të lartë intelekti, kur skicon gjëra të mëdha… gjë e cila ju mungon!/Ekskluzive.al