Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniç, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviç, u arrestuan mëngjesin e së dielës.
Katniç dhe Llazoviç janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale duke ndihmuar organizatat kriminale me anë të shpërdorimit të detyrës.
Por a mund ta imagjinoi ndokush që ky SPAK-u të arrestonte një prokuror që vetingu i ka shkarkuar për korrupsion të pastër, me pasuri marramendëse të pa justifukuara, ose gjyqtarë që ka dhënë vendime në favor të botës së krimit, kur disa prej tyre janë të klasifikuar si bashkëpunëtor ose të afërm me persona me precedent të rëndë penal duke i ndihmuar dhe bashkëpunuar me ta.
Kanë kaluar vite dhe kjo bandë tashmë hedh valle disa si avokatë, disa si këshilltar e disa si vipa nëpër TV, ku japin mend për drejtësinë apo si Xhin Xhoni një prokuror me të shkuar të errët që sot është bërë udhëheqës i Foltores së Lezhës
Imagjinoni sikur Dumani të arrestonte Krajën, që tallej publikisht me SHBA për masën “non grata” të Berishës duke e quajtur si akuzë politike…amerikane, apo kolegët e tij që kanë shpërdoruar detyre duke bashkëpunuar me të akuzuarit, si rasti i çeshtjes së 21 Janarit, që u desh Strasburgu dhe gjykata e Lartë që të fillohej procedimi penal, e ky rast jo vetëm që është shpërdorim detyrë por vepër penale.
Po nëse disa nga të arrestuarit e SPAK marrin pafajësinë, kush do përgjigjet, apo paguajnë shqiptarët, që yë mburren gomarët duke pëllitur… se po bëjnë drejtësi./Ekskluzive.al