Akuzat për bëmat dhe skandalet e Ilir Metës nuk kanë fund, pasi gjatë 3 viteve në krye të shtetit, ai ka shpërndarë nënshtetësinë shqiptare për 1530 persona.
Disa prej këtyre të fundit e meritojnë, por fakti që ato shpërndahen pa kriter, tregon qartë se Presidencën Meta e ka kthyer në “biznes”. Kështu në sajë të një investigimi të gazetës, rezulton se plot 1.200 shtetas të huaj janë bërë shqiptarë nga presidenti Meta gjatë viteve 2018-2019.
Në vitin 2018 e kanë marrë pasaportën shqiptare plot 658 persona, ndërsa gjatë 2019 plot 514 persona. Ata që dominojnë më shumë janë shtetasit kosovarë. Rreth 60-70 për qind janë emra nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare. Dihet që të gjithë kosovarët e duan shtetësinë shqiptare për shkak të lëvizjes së lirë në Shengen.
Kosova nuk i kishte liberalizuar vizat dhe kështu që si alternativë përdorej pasaporta shqiptare. Por duket se dhënia e shtetësisë për kosovarët ishte kthyer në një skemë pazari. Ata që merren me këtë proces janë këshilltari i Metës për Sigurinë, Bahri Shaqiri dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ata bëjnë verifikimet e dokumenteve dhe ja kalojnë më pas Metës për firmosjen e dekretit.
Fakti që janë lëshuar kaq shumë nënshtetësi tregon se diçka luhet në këtë mes. Sado dashamirës të jetë presidenti ndaj kosovarëve, një shifër prej 1.200 nënshtetësish është tejet e lartë. Ndërkohë përveç shtetasve nga Kosova ka dhe nga Italia, por dhe nga shtete aziatike. Duhet theksuar se Meta u përfshi pak kohë më parë në një skandal me dhënien e shtetësive, për 2 vëllezërve indianë që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet indiane.
Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë akoma në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë dhe kur shteti shqiptarë pa bërë asnjë verifikim dhe kjo është skandaloze sepse as që mendohet se Bariut të SHIK ti shpëtonte kjo situatë ndaj ka dyshime të ersyeshme siç thot¨prokurori provizor Duman pas çdo arrestimi se Ilir Meta Bahri Shaqiri dhe sekretari i Presidencës kanë bërë namin me shitjen e pasaportave dhe dhënien e shtetësisë shqiptare .
Vëllezërit Sandesara përfituan shtetësinë shqiptare afro pesë vjet më parë me një procedurë shumë të dyshimtë, me propozim të ministrit të Turizmit të asaj kohe, Blendi Klosii ciii në fakt nuk e kishte tagrin për të verifikuar identiteti real të indianëve.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se dosja e pajisjes me pasaportë e dy vëllezërve indianë ka pasur vetëm kërkesën e nënshkruar nga ish-ministri Klosi dhe asnjë dokument tjetër shtesë. Vetëm 20 ditë nga mbërritja e shkresës së ministrit (16.01.2018) vëllezërit marrin shtetësinë shqiptare kur me dhjetra figura të rëndësishme kombëtare presin me vite për një procedur të tillë.
Chetankumar Sandesara bashkë me gruan e tij, Dipti, dhe vëllain e tij më të madh, Nitin Sandesara, erdhën në Shqipëri gjysmën e dytë të vitit 2017, për t`i shpëtuar arrestimit dhe hetimit nga drejtësia në Indi.
Zgjedhja e Shqipërisë nuk ka qenë, as e rastësishme, as e përkohshme. Ata nisin menjëherë kërkesën për azil, si dhe procedurën për marrjen e shtetësisë shqiptare.
Paralelisht me kërkesën për shtetësinë, vëllezërit Sandesara nisin biznesin. Më 12 dhjetor të vitit 2017, Chetankumar Sandesara regjistron në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë Laxmi Reale Estate & Investment me bashkë-aksionar vëllain, me objekt: Ndërtim, Real Estate dhe Investime.
Tre muaj më pas Chetankumar Sandesara themelon një tjetër kompani. Kësaj here bashkë-ortake zgjedh të ketë bashkëshorten. Tulja Reale Estate & Investment, me objekt në fushën e ndërtimit, në real estate, në fushën e investimit dhe në dhënien me qira të automjeteve. Të dyja kompanitë janë aktive.
Kompania me ortakë dy vëllezërit, Laxmi Reale Estate & Investment, është themeluar me një kapital fillestar prej 100 lekësh (1 euro). Bilanci, që kompania vetë ka dorëzuar, ka shumë njolla të errëta, që ngrenë dyshime për aktivitetin, që zhvillojnë në vendin tonë. Për më tepër, bie ndesh me legjislacionin fiskal në Republikën e Shqipërisë.
Përgjatë 5 viteve të funksionimit, kompania deklaron se ka vetëm një të punësuar. Edhe për këtë person rroga nuk ka kaluar nëpërmjet bankës. Mangësi paraqet edhe pagesa e siguracionit.
Kompania deklaron se nuk ka aktivitet ekonomik, madje nga pesë vitet e funksionimit të saj në një vit ka dalë me zero fitim, vitin e dytë të funksionimit ka dalë me fitim dhe tre vitet e fundit ka dalë me humbje kur këtyre duhej tu hiqej shtetësia me vendim gjykate dhe të arrestoheshin dhe largoheshin nga Shqipëria.
Ndërsa zyrtarët që i pajisën me pasaporta duhet të arrestohen sepse flitet për shuma marramendëse që merrnin në biznesin e shitjes së pasaportave në Presidencën e turpit të drejtuar nga sharlatani Ilir Meta