“Nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë.” Kështu është shprehur Ilir Meta teksa u pyet lidhur me marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin dhe pozicionin e saj aktual në këtë parti.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta u shpreh se do të gjejnë një zgjidhje kundër nepotizmit, pasi ky fenomen i ka ndjekur që në fillimet e tyre në politikë. Kreu i Partisë së Lirisë nuk i ka kursyer edhe kritikat ndaj Kryemadhit.
Blendi Fevziu: Aktualisht cili është pozicioni i zonjës Kryemadhi në Partinë e Lirisë?
Ilir Meta: Ajo është anëtare e kryesisë, është deputete e Fierit. Unë e ftova edhe kur isha në Fier të vinte në takimin me strukturat tona. Kishte angazhime të tjera dhe nuk erdhi. Ajo ka qenë e ftuar në çdo mbledhje në çdo aktivitet.
Blendi Fevziu: Po se po bëni sikur po ftoni një njeri nga qyteti tjetër! Po jeni burrë e grua, jeni në një shtëpi…
Ilir Meta: Tani ky është problemi që kjo çështje do të marrë një zgjidhje që të hiqen spekulimet që meqë këto janë burrë e grua edhe bëjnë lojë sepse edhe çështja e mandateve…
Blendi Fevziu: Ka shumë veta që mendojnë realisht që po bëni lojë.
Ilir Meta: Po edhe prandaj edhe ne do të bëjmë një zgjidhje kundër nepotizmit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera sepse ne ky fenomen na ndodhi në rini.
Blendi Fevziu: Pas 25 vitesh do ta bëni këtë?
Ilir Meta: Kurrë nuk është vonë!
Blendi Fevziu: Kjo është zgjidhje politike apo zgjidhje familjare?
Ilir Meta: Zoti Fevziu, kjo është një zgjidhje politike që do të thotë që nepotizmi u kthye në një problem në Partinë e Lirisë për arsye të rrethanave se si erdhën sepse nuk u vendos ajo kryetare e partisë, u vendos zoti Vasili, por nga rezultati i tij në qarkun e Fierit ishte shumë i dobët pasi u vendos kryetar. Është rezultati i dytë më i dobët në Shqipëri dhe e vetmja rrugë në ato kushte mbetej zonja Monika për shkak të aktivitetit, kontributit, të raporteve me rininë, të energjisë së saj…
Blendi Fevziu: Edhe me ju personalisht, se ishte bashkëshortja juaj…
Ilir Meta: Mirë mo mirë, edhe kjo sepse do të ishte një mundësi për t’ju hequr një justifikim shumë vetave që nuk donin të kalonin në opozitë. Tani, pse them unë se nepotizmi pati një ndikim shumë të rëndë në atë vendimmarje?
Sepse përveç atyre të dyve që unë i morra në telefon dhe ju çova një mesazh shumë të qartë se kjo është loja e Lul Bashës, që synon asgjësimin e LSI, shkarkimin tim, ajo më tha mos ki merak sepse në rastin më të keq vetëm unë mund ta lë, por të tjerët jo. Problemi tjetër është se asnjë nga ata 17 deputetët e tjerë nuk më çoi një mesazh….
Blendi Fevziu: Se ata kanë thënë përderisa e ka bashkëshorja, pse do i çoj mesazh?!