Aktorja Margarita Xhepa në një intervistë për programin Exclusive në Top Channel rrëfeu prapaskenat e filmit “Dimri i Fundit”
Ajo tha se vendosi të mos shkonte sepse kishte dy djemtë të vegjël, por ishte bashkëshorti që insistoi që ajo ta merrte rolin e propozuar.
“Kur e kam marrë atë skenar më pëlqeu sepse kishte pak fjalë dhe shumë veprime. Por vendosa të mos shkoja, djemtë i kisha të vegjël, do t’i lija dy muaj se kemi ndenjur dy muaj në Dardhë të Korçës, kush do t’u shërbente.
Im shoq do shkosh tha, e pashë që ky roli të pëlqeu. Më pëlqeu i thashë, por djemtë, ju çfarë do të bëni në këtë dimër të ftohtë janari”, tha ajo.
Prej tij e kam këtë film, nuk kemi xhiruar vetëm në qendrën e Dardhës, por në kodrat e Dardhës, dëbora ishte deri në gju, vështirësitë për të gjetur çerdhen e partizanëve, që morëm partizanen e plagosur, lamë vajzën dhe çuam veshje çorape. Vështirësi ka pasur por kalohet me dashuri…”, tha aktorja.