Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Meta tha në një konferencë për mediat se Dumanin “nuk e mbron as KLP e as Zoti, nëse shkel Kushtetutën”. Ai u shpreh se ky nuk ishte një kërcënim , por ndihmë dhe këshillë ndaj Dumnit.
“Ti je aty për të firmosur jo për të bërë zëdhënësin e partive politike. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri? Injorant!
Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Nuk nxorrët mend ju palaço?
Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg në 1992, më ka lënë një vit pa imunitet. O palaço, o Dum Duman!
Thirri mendjes, reflekto, thellohu. Nuk të mbron dot as KLP as Zoti nëse shkel Kushtetutën. Ky nuk është kërcënim, kjo është një këshillë, ndihmë që po të jepet, injorant.
Ti hape CEZ-Diaz, me urdhër të Edi Ramës. Ca presim ne, të thuash që kam takuar McGonigal? I ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit dhe i ke thënë të japë dëshmi kundër Ilir Metës.
Ilir Meta në atë vit ka qenë ministër i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë. Ti nuk ke takat se je palaço, të thërrasësh Edi Ramën.
Ti je prokuror jo i amerikanëve, je i Engjëll Agaçit dhe mos u fshi pas amerikanëve”, tha Meta.