• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ylli Manjani: Meta u shndërrua pas videos së Dritan Priftit! Ishte pregatitur arrestimi, por ja kush e ktheu vendimin e bujshëm

April 19, 2024
in Aktualitet, Debat

Ylli Manjani thotë se me drejtësinë Ilir Meta mund të ketë një llogari personale.

Manjani tregoi se ka pasur një tentativë për ta arrestuar Ilir Metën lidhur me çështjen CEZ-DIA por gjykata nuk ra dakord se vepra penale ishte e parashkruar.

“Ka qenë përhapur gjerësisht që ka pasur një tentativë për arrest, por gjykata nuk ka rënë dakord se ishte e parashkruar. Kjo tezë është diskutuar gjerësisht, në moment që ishte parashkruar kjo vepër penale ky u ringjall, është dosja e CEZ-DIA”, tha Manjani.

Sipas tij, me vajtjen në Presidencë Meta e shkatërroi LSI, partinë që e krijoi nga hiçi dhe e ktheu në faktor politik.

“Vajtja në presidencë e Metës ishte fundi i LSI, e kam pasur bindje këtë gjë, se ajo parti ishte produkti më i madh politik i Ilir Metës, dhe ai e shkatërroi. Ishte vendim i tij, s’ia ka marrë as Monika as Brahimllari”, u shpreh Manjani.

Ai theksoi se debati publik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është thjesht një lojë.

“Debati publik Meta-Kryemadhi prej vitesh nuk i korrespondon realitetit. Askush në LSI nuk ka djegur mandat me kokën e vet dhe as me kokën e Monikës.

Meta ka qenë në dijeni dhe në harmoni të plotë me Bashën, që kishte idenë e djegies së mandateve.

Ka qenë një ide jo pa mbështetje në publik, dhe pse menaxhimi ishte e keq. Djegia e mandateve ishte një lëvizje shumë e fortë. Sherri mes tyre është pjesë e lojës. Për ta bërë intrigën sa më interesante ndodhin këto gjëra”-tha ai.

Rrëfimi i Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos së Dritan Priftit

Ylli Manjani tha se Ilir Meta ka vite që ka probleme të thella komunikimi me publikun, dhe këtu ka ndikuar kakofonia politike që ka ndjekur dhe sidomos publikimi i videopërgjimit me politikanin e ndjerë Dritan Prifti.

“Sipas Barometrit, Meta është politikani më pak i pëlqyer. Kjo për shkak të kakofonisë politike dhe veçanërisht ngjarja me Dritan Priftin ka ndikuar në mënyrë decizive në mënyrën e tij të komunikimin publik.

Ka shpërthyer shpesh kur ishte president dhe kjo nuk është normale. Aty ka nisur një kthesë e madhe në sjelljen publike dhe kjo i ka shkaktuar edhe kosto politike.

Nuk është kollaj të bënte një parti të tretë, dhe pas kësaj erdhi në rënie nga kjo kakofoni politike. Në raport me SPAK mendoj se Meta dhe të gjithë që flasin si ai, që gjithçka e lidhin me Dumanin, e kanë gabim. Dhe këtë e thotë dikush që është shumë kritik ndaj SPAK.

SPAK nuk është përgjegjës për reformën në drejtësi, e bëri Meta, Basha, Rama, e bënë 140 deputetë. Nëse ka gabime reforma në drejtësi, meta duhet t’ia tregojë vetes. Është përgjegjës për këtë reformë”, tha Manjani.

Next Post

I çmendur është Rama, që po çmend Shqipërinë, jo Meta! Kryetari i "shoqatës së të përndjekurve politik"... të Bllokut, Bushati, sulmon SPAK! Qytetarët e "masakrojnë" me komente fyerse

Kundërpërgjigjia: Izraeli sulmon Iranin

"Rithemelimi" dhe "PL" molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës! SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved