Një gjykatë në Ekuador urdhëroi arrestimin e ish-presidentit Rafael Correa, lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar në rrëmbimin e një kundërshtari politik, ish deputet, ne vitin 2012.
Correa, i cili tani jeton në Belgjikë mohon akuzat, raporton BBC. Gjyqtari Daniella Camacho tha se ka alarmuar Interpolin në një përpjekje për të nxjerrë ekstradimin e 55-vjeçarit.
Ish-deputeti Fernando Balda u rrëmbye per pak kohe në Bogotë, Kolumbi, ku ai u largua gjatë tensioneve të përshkallëzuara me Correa.
Ai akuzon presidentin e atëhershëm, i cili udhëhoqi popullin e Andeve midis 2007 dhe 2017, se ishte ai pas rrembimit te tij.
Në atë kohë, Balda u përball me akuza në lidhje me një grusht shteti të dështuar kundër Correa, dhe më pas u dënua me një vit burg për rrezikimin e sigurisë së shtetit.
Të martën, gjyqtari tha se Correa kishte dështuar të pajtohet me një urdhër për t’u paraqitur në gjykatë në Quito për të ndihmuar me një hetim mbi pretendimet për rrëmbim.
Ish-presidenti në vend të kësaj u paraqit në konsullatën ekuadoriane në Bruksel, të cilin gjyqtari tha se ishte shkelje e urdhrave të saj.
Ish-presidenti kembengul se nuk ka fare lidhje me kete veper per te cilen akuzohet duke thene se ai nuk ka asnje lidhje me rrembimin. Ne nje shenim ne rrjetet sociale ai shkruan “Ata kurrë nuk do të provojnë asgjë, sepse nuk ka asgjë.