Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë rreth orës 11:00 në disa qytete të vendit .
Shumë njerëz kanë dalë në rrugë të trembur nga lëkundjet, ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duket se e ka marrë me sportivitet.
Brace ka bërë ironi në Instagram, ku thotë se tërmeti ka rënë aty ku duhet. Brace iu bën thirrje politikanëve të shesin vilat e tyre në Gjirin e Lalëzit
“Epiqendra e Termetit atje ku duhej; NE LALEZ! Tani shisni vilat se zona u kompromentua sizmikisht!”- shkruan deputeti.
Zona e Gjirit të Lalzit përveç plazhit është e njohur dhe për vilat e shumta të politikanëve shqiptarë.