Edhe sot pas 10 vitesh, të gjithë mendojnë se Gërdeci ka si personazhe kryesor, vetëm Fatmir Mediun dhe Shkëlzen Berishën, njeri ish-ministër dhe tjetri, kryeminisri faktik që urdhëronte gjithë vendim-marrjen në 8 vitet e pushtetit “Berisha 1-2”, por nuk janë vetëm këta dy.
Biznes-krimi i Gërdecit, që çoi nëntokë 26 njerëz dhe që mbajti mbi tokë në parlament e qeveri, 2 firmëtarët zyrtarë kësaj masakre, ka si personazh edhe koncesionarin turko-hebre të minierave të bakrit në Shqipëri, mafiozin Orel Kohen, mikun dhe ortakun e Mediut, Berishës e Metës, në një minierë ari në Afrikë me kapital 200 milionë euro, gjë të cilën e deklaroi në gjyq edhe Kastriot Ismailaj i CEZ-DIA.
Fakti që pas masakrës shtetërore të familjes kryeministrore “Berisha”, Fatmir Mediu, gjunjëzoi Sali Berishën duke e kthyer në “lolo e lavir” të tij, për ta shpëtuar nga përballja me drejtësinë, tregon se “Espinoza” i Gërdecit, ishte Mediu.
Një informacion që ka dalë nga zyrat e “drejtësisë së vonuar”, zbulon skandalin e rëndë, provon se nga dosja hetimore “Gërdeci” e çuar për gjykim, janë hequr fashikuj që dëshmojnë për lidhje të Fatmir Mediut e Zenit, me koncesionarin e bakrit në Shqipëri, i cili ishte “koka” e tregut të bakrit, që dilte nga predhat e demontuara.
Me miratim të Zenit si “Bos i Gërdecit”, Fatmir Mediu futi në lojë koncesionarin mafioz turko-hebre të bakrit shqiptar Orel Kohen, “mikun e vjetër” të trafiqeve, me mision nxjerrjen nga Shqipëria dhe shitjen e sasisë së bakrit të predhave të demontuara në bursën ndërkombëtare, si bakër të nxjerr dhe të përpunuar në koncesionin e minierave shqiptare të bosit turk, me qëllim fshehjen e këtij trafiku, duke krijuar një sistem letrash prodhimi e doganore false!
Sipas kësaj skeme, pasi u mbldh e eskportua sasia e bakrrit që doli nga 100 milionë copë fishekë të llojit “AK¬47”, Fatmir Mediu ministër i Mbrojtjes, i kërkoi “kryeministrit” Shkëlzen Berisha, që te jepej urdhëri, për të demontaar predhat e kalibrit të madh, të cilat kishin sasi të mëdha bakri, por që për këtë proces nevojiteshin makineri speciale.
Detyrën për të gjetur pajisjet speciale të demontitmit të predhave e mori përsipër koncesionari turk i bakrit Orel Kohen, si pjesë e biznesit të Grëdecit dhe pas 1 muaji, pajisjet e gjetura ilgalisht në Afganistan, arritën në Gërdec, duke u futur në Shqipëri me letra shoqëruese zyrtare “Për nevoja Stategjike të Misioneve të Ministrisë së Mbrojtjes”!
Pasi “miku turk” i Fatmirit solli pajisjet speciale të demontimit, në muajin Janar-2008, ministri Mediu udhëroi me shkresë zyrtare kalimtare (të zhdukur më pas), që gjithë municioni luftarak i kalibrit të rëndë që gjendej në depot ushtarake të Shqipërisë, të bëhej dalje me letra si “municion skarco” dhe të grumbullohej në “Bazën e Demontimit në Gërdec”, duke “zhveshur” nga bakri mbi 7 milionë predha të rënda.
Sipas fashikujve të zhdukur nga dosja e çuar për gjykim me titullin “dëshmia të të mbijetuarve në Gërdec”, thuhet se për të shtuar sasinë e bakrit nga predhat, Fatmir Mediu dhe Zeni kishin financuar një skemë, për grumbullimin e municioneve nga banorët, të cilët i kishin rrëmbyer ato gjatë traziarve të vitit 1997, duke arritur të grumbullojnë afro 95 milionë fishekë“AK¬-47” e 650 mijë predha të rënda luftarake, nga 1.5 miliardë fishekë, 6 milionë predha të rënda dhe 3.5 milionë granata që ishin rrëmbyer nga shqiptarët.
Kujtesë: Fatmir Mediu është “sekseri dhe dorëzani” i sjelljes së koncesionarit turko-hebre të bakrit në Shqipëri, duke dalë garant tek Ilir Meta-kryeministër në atë kohë, i cili me Ligjin Nr. 8761, datë 02. 04. 2001 i nënshkroi mafiozit turk Orel Kohen Marrëveshjen e Koncesionit të bakrit “Ber-Oner”, me afat 30 vjet, të bllokuaur nga Fatos Nano në shkurt të vitit 2004, por të çbllkuaur nga Sali Berisha në vitin 2005, të rinovuar në vitin 2009 nga Ilir Meta ish-ministër e Zv’kryeministër me heqje taksash tatimore dhe doganore e të zgjatur edhe me 15 vite, po nga Ilir Meta në vitin 2017./Pamfleti