Një urim shkon sot edhe për shokun tonë Tili që feston 56 vjetorin e lindjes!
E kush nuk e mban mend filmin shqiptar “Shoku ynë Tili” një ndër filmat më të dashur.
Por sigurisht që mbani mend edhe djaloshin e vogël Tili, i cili karakterizoheshe më një sjellje aventureske, rrëmujaxhi, dhe i shkathët.
Sot ai është rritur shumë që prej asaj kohe, bëhet fjalë për 41 vite më parë. Aktori quhet Arben Latifi, i cili do të mbetet ikona e kinematografisë shqiptare.
Filmi i tij i dytë “Lundrimi i parë” ishte më 1984 me një rol tepër të rëndësishëm i cili preku asokohe zemrat e audiencat.
Ai u largua nga Shqipëria para shumë kohësh edhe jeton aktualisht në Gjermani së bashku me familjen e tij.
Por nuk ka ndryshuar për sa i përket flokëve biond që kishte në film asokohe e tani që është në një moshë të madhe.