Sot është ditëlindja e aktorit Zhani Ziçishti të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!
Zhani Petro (Ziçishti) (1940). Aktor. Lindi në Korçë, më 31 maj. Kreu studimet në shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, më 1964 dhe fill më pas nisi punë si aktor në teatrin “A,Z.Cajupi” deri në 1994, kur emigroi në Greqi.
Ka luajtur mbi 70 role në skenën e këtij teatri, shumë syresh kryesore e të rëndësishme. Tok me brezin e tij , ai solli një mënyrë të re interpretimi, ku përveçoj vërtetësia e të vepruarit, natyrshmëria, tonet e buta e psikologjike, saktësia e synimeve të personazhit, kundër teatralitetit dhe këngëzimit të fjalës.
Veti të tilla u bënë pjesë e njëmendësive që u bëri personazheve në pjesët “Vajza pa prikë”, “Rrethimi i bardhë”, “Shtëpia në rrugicë”, “Mësuesi i letërsisë, “Qyteti i akuzuar”, “Engjëjt e skëterrës”, “Opera për tri grosh”, “Kopraci”, “Otello”. Ka qenë me mbi 15 role, kryesisht të dyta.
E filloi me rolin e mësuesit te filmi “Lumë dritë” për të mbërritur në disa figura të realizuara si Gregori Graf te “Flamur në dallgë (1977). Jani te “Nga mesi i errësirës” (1978), Resuli te “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), avokati te “Një jetë më shumë” (1986), nënpunësi te “Rikonstruksioni” (1988) etj.