Në Gjykatën Penale te Maqedonise u shqiptuan dënimet për të akuzuarit që tentuan të vrasin kreun e Alencës së Shqiptarëve dhe deputetin Ziadin Sela natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Shtatë të akuzuarit për tentativen e vrasjes së Selës u dënuan në total me 82 vite burg:
Te denuarit:
Kire Georgievski 13 vjet burg.
Oliver Oshavkovski10 vjet.
Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e 6 muaj.
Akeksandar Janeveski-Toshta 13 vite.
Andrej Micov 10 vjet e 10 muaj.
Nikolla Vojminovski 13 vjet e 6 muaj.
dhe Kosta Dellov 10 vjet e 6 muaj.
Në një nga seancat e kaluara për këtë rast, Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj.
Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim./INA