Deputeti italian Ricardo Magi, ka sulmuar kryeministren Giorgia Meloni në qendrën e pritjes së emigrantëve që është ndërtuar në Gjadër.
I vetëm, ai ka protestuar kundër këtij kampi, duke e quajtur “Guantanamo italian”.
Magi madje është përplasur me badigardët e Melonit, të cilët e kanë gjakosur.
Ndërkohë është interesant fakti që, edhe pse opozita shqiptare është kundër këtyre kampeve, nuk ka dalë të protestojë kundër vizitës së Melonit.
Kjo, duke qenë se partia e Melonit, është aleate e tyre.
Ndaj dhe bëjnë lojë të dyfishtë, për shqiptarët thonë se janë kundër këtyre kampeve, ndërsa kur vjen Meloni heshtin dhe nuk ndihen.
Pra duan ta kenë mirë edhe me shqiptarët, edhe me Melonin.