Që nga dita që Monika Kryemadhi është bërë pjesë e politikës shqiptare kanë kaluar shumë vite. E ndërsa vitet kalojnë, vihet re dhe ndryshimi drastik i look-ut të Kryemadhit, dhe kjo falë ndëryrjeve estetike.
Në një intervistë të fundit, Monika Kryemadhi u përball me pyetje lidhur me ndryshimet e dukshme në pamjen e saj, sidomos në fytyrë.
“Unë nuk e mohoj që kam ndryshuar, edhe unë nuk do ta lejoj veten time që të rrudhosem”, tha Kryemadhi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.
Kujtojmë se Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta janë paditur në SPAK nga avokati Idajet Beqiri. Ky i fundit e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat, ndërkohë që janë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike.
Në padinë e tij, Beqiri radhit dy raste kur sipas tij Meta dhe Kryemadhi kanë kryer trajtime mjekësore me vlera kolosale. Trajtimi për Kryemadhin është bërë në San Marino me një vlerë rreth 287 mijë euro, kurse Meta është trajtuar në Vjenë përgjatë viteve 2013-2014.