Për veprimtarinë e tij, regjisori e aktori i njohur Pirro Mani ka marrë epitetin e korifeut të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Vulën e tij e mbajnë mbi 80 shfaqje teatrore. Në film doli edhe para kamerave. Në artin e shtatë do të mbahet mend për rolin e Sali Protopapës në filmin “I teti në bronz”.
Bagazhi i tij si regjisor teatri ka edhe shfaqjen “Epoka para gjyqit” të dramaturgut nga Kosova, Ekrem Kryeziu. Ja pak jehonë ka pasur arti i Pirro Manit edhe në Kosovë. Nga kolegët e tij ai është veçuar për stilin unik, i cili e bën atë emër të përveçëm të artit mbarëshqiptar
Ishte një nga personalitetet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar. Me dhjetëra shfaqje të vëna në skenë, që mbajnë firmën e tij regjisoriale, i kanë dhënë një vend nderi në art. Regjisori e aktori Pirro Mani në SHBA më 3 Qershor 2021, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten e tij aktore Pavlina Mani. Ai ishte 89-vjeçar.
Për veprimtarinë e tij, regjisori e aktori i njohur njihet si një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Pirro Mani u lind më 14 prill të vitit 1932, në Korçë. I përket asaj plejade artistësh shqiptarë që studiuan në Moskë, në Institutin Shtetëror të Artit Teatror Gitis. Karrierën si regjisor e nisi në teatrin e qytetit të tij të lindjes Korçë, ku punoi rreth 8 vjet.
Që nga viti 1967 e deri në vitin 1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka inskenuar me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë: “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nata e 12-të”, “Prometeu”, e të tjera.
Kinemaja ka qenë një tjetër stacion në jetën e Pirro Manit. Një prej personazheve më të njohura që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ballistit Sali Protopapa, në filmin “I teti në bronz”. Ka interpretuar edhe te filmi “Vitet e para”. Roli i tij i fundit ka qenë në filmin “Barbarët”, nën regji të Liri Begesë.