Artan Fuga thotë se nuk duhet të sillemi si inferiorë përballë Italisë, pasi sipas tij, nuk i kemi asnjë borxh.
Ai kujton dhe historinë, gjatë së cilës Italia e ka pushtuar Shqipërinë.
“Me historine nuk legjitimohet mekanikisht e sotmja
Sikur ta themi mire historine do te ishte ajo qe duhej.
Italia n’a ka dhene, por dhe n’a ka marre, eshte e veteshlyer. Nuk ka nevoje te ushqejme vetendergjegjen e borxhit, si fakira inferiore.
Mos prodhojme kontradiksione logjike!
Pershembull ne lufte me Greqine, Italia n’a e futi! U dogjen fshatra te tjera pastaj.
Mbreterine, si shtet shqiptar, ajo n’a e fshiu duke n’a lene pa shtet per jete.
Nuk po flas per kolonet qe Agipa solli ne Butrint ne antikitet, duke shperblyer ushtaret qe luftuan kunder Mark Antonit dhe Kleopatres.
Ata ushtaret italiane pas kapitullimit te Duçes vertet nje pjese i mbajten fshataret shqiptare, si te romani me Mato Gruden, nje fiksion artistik, por mos harrojme se ata erdhen si pushtues, dogjen, vrane, grabiten.
Histori te kaluara qe mire eshte mos hapen. Italia eshte nje vend i dashur me nje popull te madh. Por, po u hapen, do te hapen te tera. Do te thuhen si duhen.
Prandaj kurre mos legjitimo politika te sotme me histori te kaluara sepse eshte propagande dhe nuk justifikon dot kurre te sotmen me te shkuaren te interpretuar si ta do qejfi!
Fol per qellime te sotme, kjo tjeter pune, muhabet tjeter qe duhet bere si duhet”, shkruan ai.