Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Fenerbahçes. Portugezi i ka dhënë fund shpejt papunësisë, duke marrë një detyrë të re në një nga skuadrat më me traditë të Turqisë. Entuziasmi për këtë bashkëpunim me Murinjon është jashtëzakonisht i lartë në radhët e tifozerisë së verdhebluve.
Zhoze Murinjo është prezantuar sot në stadiumin e Fenerbahçes, që gumëzhinte nga tifozët e klubit. Portugezi elektrizoi turmën me fjalimin e tij, teksa tifozeria e pranishme ndezi atmosferën si të ishin në një ndeshje derbi.
https://twitter.com/i/status/1797308868537557143