Javën e ardhshme, kreu i PD –së Lulzim Basha do të përballet në Gjykatën për Krime të Rënda me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, deputetin Taulant Balla.
Mësohet se seanca do të mbahet me datë 10.07.2018 në orën 13.00 dhe gjyqtar do të jetë Luan Hasneziri.
Përballja në Gjykatë, mese dy politikanëve vjen pas deklaratave që u bënë në Kuvend në lidhje me Toytën Yaris dhe euro e sekuestruara, pak ditë më parë në Portin e Durrësit.
Me datë 27.06.2018, kreu i grupit parlamentar të PS ka depozituar dy padi, kundrejt kryetarit të PD –së, Lulzim Basha.
Njërën padi për veprën penale te shpifjes e ka depozituar tek Krimet e Renda dhe një kallëzim penal për “nxjerrjen e sekretit hetimor” e ka depozituar tek Prokuroria e Tiranës.