Momenti që i ndryshoi jetën Zahra Khoshnavaz ishte tërmeti i fundit në Tehran. “Pyeta veten: ‘Pse të vdesësh në tërmet pa realizuar ëndrrat e tua? Pse të mos shkosh në të stadium?’ Kështu që vendosa të shkoj.”
Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.
Ajo preu flokët, veshi rroba të gjëra dhe mori një mjekër false dhe shkoi në stadiumin e Persepolis FC.
Femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium në shtetin e Iranit, megjithëse ka pasur premtime nga autoritetet iraniane.
Tifozet femra mund të shohin ndeshje, por jo futboll burrash.
Ajo tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal.
Fotot e saj e maskuar janë shpërndarë pafundësisht në mediat sociale, çka vuri në dijeni edhe FC Persepolis për veprimin e saj. Tani, sa herë që ka ndeshje klubi e telefonon për ta pyetur nëse do të shkojë./Telesport