Ngjarjet janë të lidhura. Teksa zbadhen hap pas hapi të gjitha aferat e privatizimit korruptiv të OSSH shqiptare nga CEZ, dalin në skenë emra që kanë luajtur rol kryesor në këto afera. Kështu, pas emrit të ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta që ka lobuar për kompaninë DIA të Kastriot Ismailajt në Pragë për të mbledhur borxhet e CEZ, del që dhe Berisha i madh dhe Berisha i vogël kanë qënë të përzier që në fillim në aferën e privatizimit të CEZ. Ku sekserët Nuel Kalaj dhe Mergjani kanë qënë të caktuar ‘non stop’ nga Berisha, për të garantuar përfitimet nga këto afera. 7 milionë euro me një dorë dhe para të tjera prej mijra e miliona eurosh si për Berishën ashtu dhe për Metën janë preludi i këtyre aferave korruptive në vetëm katër pesë vite qeverisje. Ku financat e shtetit shqiptar janë zeruar. Por teksa sheh emër pas emri që dalin tani të involvuar në aferat CEZ dhe DIA, gjiuthkush mund të bëjë lidhjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë Qazim Tepshi. I cili menjëherë pas bërjes publike të aferave të CEZ dhe të DIA, u nda papritur nga jeta afër dy vite më parë.
Vdekja pikërisht në momentin e shpërthimit të skandaleve të kujton rastin “Trebicka” dhe dyshimi është i arësyeshëm: kush ka “dorë” në vdekjen e tij, Berisha apo Meta?! Apo të dy bashkë!
Faktet janë të lidhura dhe Tepshi ishte i vetmi dëshmitar në bisedimet që Meta ka bërë në Pragë, por dhe për gjithçka ka ndodhur në aferat e Berishës. Por që tashmë nuk jeton më.
Por le t’i marrin gjërat me radhë.
Lidhja e dyshimtë e kreut të LSI-së Ilir Meta me biznesmenin Kastriot Ismailaj është përfolur që në vitin 2011 kur partia e tij ishte në koalicion me PD-në. Në janar të atij viti Meta do të linte edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës, që e kishte marrë nga Dritan Prifti, me arsyetimin për t’iu përkushtuar më shumë lidhjeve me elektoratin. Ato ditë media do të botonte fakte mbi lidhjet e Metës me Ismailajn duke hedhur dyshime për njeriun që kreu i LSI-së e kishte prezantuar te kompania çeke CEZ si njeriun e duhur për të mbledhur borxhet e saj.
Sipas të njëjtave burime që bashkëpunëtori i ngushtë i Metës ishte i përfshirë në një hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të pareve, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo. Sipas medias Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është një person në hetim ndërkombëtar për pastrim parash.
Media ka sjellë në vëmendje edhe një udhëtim të Metës në Pragë nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2010 në kohën e përmbytjeve të mëdha të Shkodrës.Vizita ishte konfirmuar edhe nga Dritan Prifti dhe kishte si qëllim të bindte çekët që të lidhnin marrëveshje me Ismailajn për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH.
“Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 mln euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50%” – tha Prifti në atë kohë.
Sipas të njëjtave burime Meta kishte shkuar i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjta në Prage, në hotel “MANDARIN”.
Për herë të parë gjatë një vizite jashtë shtetit, Ilir Meta ka qëndruar larg “syve” të shqiptarëve, përfshi këtu dhe drejtues të ambasadës në Pragë. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur diskrecionin e vizitës së zëvendëskryeministrit, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë. Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Pas kësaj Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ-it, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.
Ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të marrëveshjes mes OSHEE dhe DIA për borxhet e CEZ. Po ashtu, Berisha ka pretenduar se nuk e njeh Kastriot Ismailajn. Por, e vërteta është ndryshe. Edhe ish-shefi ekzekutiv i CEZ Shpërndarje, Jozef Hejsek, ka fundosur Sali Berishën në një dëshmi të dhënë për Clifford Chance. Avokati i palës shqiptare në arbitrazh, kundër DIA lid, Clifford Chance, ka pohuar se Kastriot Ismailajn e ka prezantuar ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi. Të dy së bashku kanë shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish kryetarit të ERE, Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent edhe këshilltari i tij zyrtar Ahmeti, sot kryetar i ERE.
“Qeveria shqiptare propozoi që të gjeja dikë që të kishte njohuri me botën e biznesit shqiptar.Tepshi, që ishte në atë kohë ambasador aktiv në Pragë, pas diskutimeve me Ministrin e Punëve të jashtme (Ilir Meta) performoi në rolin e tij si këshilltar i qeverisë shqiptare në marrëveshjet me operacionet ndërkombëtare të CEZ në Pragë. Ai, rekomandoi z. Kastriot Ismailaj si një mbledhës borxhesh të jashtme dhe e prezantoi atë si një aleat të ministrit të Jashtëm dhe të kryeministrit Sali Berisha. Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009”, pretendon Hejsek në deklarimin e tij.
Pra si Berisha ashtu dhe Meta kanë pasur një “nyje” të përbashkët shqiptar: Ish-ambasadorin e ndjerë Qazim Tepshi. I cili ndahet nga jeta në mënyrë misterioze nga një “atak” në zemër.
Si hyri në lojë Ismailaj?
Avokati ka rrëfyer më tej mënyrën se si hyri në lojë Ismailaj. “Pas këtij procesi, unë kam hyrë në komunikim për çështjen. Z. Tepshi më prezantoi me z. Ismailaj në Tiranë si një person që kishte lidhje të mira dhe besimin e ministrit të Jashtëm. CEZ Shpërndarje, e trajtoi Ismailajn si një “kandidat” të qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra të energjisë elektrike”. Por nuk ndalet këtu Hajcek në dëshminë e tij. Ai, duke përmendur rolin e Ismailajt thotë se ky e prezantoi veten si një specialist të mbledhjes së borxheve dhe njohës të politikës dhe biznesit shqiptar. “Së bashku me zotin Ismailaj, gjithashtu takova zotin Nepravishta, kryetarin e ERE dhe këshilltarin ligjor në atë kohë, emri i të cilit ishte Petrit Ahmeti”, thotë për këtë çështje Hajcek.
Por a ka qënë familja Berisha e involvuar dhe në aferën e DIA-s bashkë me atë të CEZ.
Tashmë faktet po dalin në dritë të diellit përmes dokumenteve.
Shkëlzen Berisha vetë e ka pranuar se ka qënë në Pragë, teksa ka reaguar pas akuzave të ish-juristit të OSHE, Romeo Karaj, se ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn në Vjenë. Ai thotë se ka udhëtuar rastësisht me të në të njëjtin avion. Zeni shprehet se po sulmohet politikisht për shkak se po afrojnë zgjedhjet. Ai ka kërcënuar ndërkohë Romeo Karajn, me ndjekje penale.
“Nje nga tualetet mediatike te Rames që ushqehet me para publike përmes koncesioneve të dhëna nga qeveria, përcolli shpifjen e radhes sipas se ciles une paskam udhetuar me z.Ismailaj (me te cilin nuk kam pasur kurre asnje lloj lidhje e aq me pak pune apo udhetime te perbashketa) drejt Prages per ta ndihmuar ate ne lidhje me kontratat e tij me CEZ. Per ta vertetuar kete u serviren disa gjysma datash kur z.Ismali dhe une kemi rastisur ne vajtje ose ne kthim (asnjehere ne te dyja) ne te njejtin avion ne segmentin Tirane – Vjene. Per te hamendesuar per ate qe ka ndodhur pertej ketij segmenti, ne mungese te fakteve, media ne fjale serviri shpifjet e porositura te njerit prej uritheve te Rames. Une si cilido pasagjer pergjigjem vetem per veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi kush hipen apo ku shkojne 200 udhetaret e tjere te avionit.
Pavaresisht kesaj deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore se nuk kam udhetuar kurre as ne Prage dhe ne asnje destinacion tjeter te rruzullit as me z.Ismailaj as me ndonkend te afert me te”, pranon Shkelzen Berisha. I cili paska pasur njohje dhe me Ismailajn. Pasi kishte refuzuar më parë njohjen me Nuel Kalajn, sekserin e familjes dhe atë e pranoi se e njihte. Duke treguar qartë se dashje pa dashje të gjithë kanë përfituar nga afera e CEZ dhe DIA. Vetëm ish-ambasadori në Pragë Qazim Tepshi ka dalë i humbur, duke u ndarë nga jeta gati dy vite më vonë. Kush e ka radhën për t’u sakrifikuar, kuptohet ndonjë dëshmitar i mbetur…!