Emrat që vjedhin paratë publike me skemën e rimbursimit të ilaçeve! Në krye “ujqërit” Gazmend Aliaj e Petrit Skura me farmacitë e krimit Medigreen, Bio Plus dhe Geni & Lori
Goditjet e herëpasherëshme të mafies së ilaçeve nga Prokuroria e Tiranës duket se nuk janë të mjaftueshme dhe nuk i kanë frenuar zbatimin e skemave të mashtrimit, me qëllim vjedhjen e parave publike me receta fiktive për ilaçe të rimbursueshme. Ndoshta do të duhet ndryshime në legjislacionin penal që krimet në shëndetësi, të cilat luajnë me shëndetin e qytetarëve, të kalojnë në kompetencë të SPAK.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar receta me ilaçe të rimbusueshme për persona që nuk jetojnë, receta të shumfishta për një pacient duke e kthyer në depo ilaçesh, farmaci që ekzekutojnë deri në 99 % të recetave të rimbursueshme të një mjeku etj. Zhvatja realizohet gjithnjë në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Gazmendi Aliaj dhe Petrit Sukura, të arrestuar në 2019 për akuzën e mashtrimit me rimbursimin e barnave, kryesojnë sërish listën e përfituesve të parave publike me ilaçet e rimbursueshme për vitet 2021 dhe 2022, me farmacitë e tyre Medigreen, Bio Plus dhe Geni & Lori.