Muli sot u mërzit shumë me Sandrin. Zonja Karo kishte njoftuar në Facebook se pas shëtitjes tek Rrugica, poshtë penxheres, gjithë demokratët ishin të ftuar në seli të shikonin ndeshjen me Spanjën.
Pas pak Mulin e mori në telefon një vajzë nga marketingu I Klanit.
-Zotëri tha. Duhet të paguani 20 mijë euro se keni krijuar “fan zone” tek selia e SHQUP. Klan tv ka të drejtat e transmetimit dhe nuk mund të transmetoni ndeshje për më shumë s e20 veta, pa paguar.
-Kush jeni ju moj zonjë I tha Muli se stë mora vesh. Se nuk bëhemi 20 vet.
-E di që nuk bëheni po mburreni në rrjete sociale që jeni 100 dhe duhet të paguani tha vajza.
-Nga TV Klani tha. Duhet të paguani për të parë ndeshjen me Spanjën tek selia e PD.
-Thuaj Sandrit të më marr mos më dil në telefon. Qëkur është bërë me Ramën kërkon lek, se kur ishte me ne nuk e kishte këtë zakon. Doktorit ja bënte të gjitha pa lek.
-Më vjen keq zotëri tha vajza. Janë rregulla këto.
Pas kësaj Muli pyeti Lelon. Ore ky Sandri sikur na ka thënë që jam dhe me Ramën dhe me Doktorin. Tani na kërkon lek. SI e quan ti këtë?
-Edhe atyre të Ramës u kërkon lek. U ka vënë gjobë çdo bashkie nga 20 mijë euro . Kështu që I drejt është me të dy palët. Se ai për tu marrë ndonjë lek I respekton njësoj. Lulin se donte se ai si jepte lek.
-Po mirë tani ça ti them kësaj vajzës . Ti them po ja mbajti Sandrit të hyj në godinë ti marr lekët?
-Jo jo, tha Lelo. Merre Sandrin thuaj ke të fala nga Doktori. Nuk do shikojmë vërtet ndeshjen, por nuk na mblidhen njerëz dhe kemi hap fjalë që do shikojmë ndeshjen. Ngaqë ti I ke bërë gjithë vendet me lek, demokratët do mendojnë se aty është pa lek e do mbushin oborrin. Ti filmojmë e ti kemi si pamje për protestat se nuk na mblidhen ndryshe më shumë se 20 vet.