57-vjeçari Serxho Rama është pedagog në Universitetin e Gjuheve të Huaja në Tiranë. Në vitin 2021, Serxho Ramës i është ngarkuar detyra e Konsullit të Nderit të Kolumbise.
Me këtë rast i është dhënë mundësia e përdorimit të makinës me targa diplomatike HCC 07 07.
Por, makinën me targa diplomatike e përdor jashtë protokolli bashkëshortja e Serxho Ramës, Valbona Treska, ish presidentja e Urdhrit të Psikologut, e njohur për disa bëma, skandale financiare dhe disa llogari të hapura me drejtësinë.
Si mund të përdoret makina me status diplomatik për shërbime familjare si taksi nga znj.Treska dhe ndoshta edhe për punë të paligjshme.
Jo vetëm kaq. Por, Valbona Treska ka mondifikuar targën në pjesën e parë, duke personalizuar; AB 333 VT (Valbona Treska).
Pse Valbona Treska kërkon mbrojtje me përdorimin e këtyre targave? Sepse nuk kontrollohet nga shteti dhe policia.
Përveçse si taksi, mos vallë makina me imunitet nga kontrollet mund të përdoret për llogari të grupeve kriminale për trafik droge?
Ministria e Jashtme dhe policia duhet të hetojnë rreth një skandali të tillë.
Kush është Valbona Treska
Fakte penale / Skema e zhvatjes së psikologëve nga Valbona Treska. Përvetësim kompetencash, mashtrim, shpërdorim detyre dhe arbitraritet
U shkarkua / ish Presidentja e Psikologëve Valbona Treska refuzon të dalë nga zyra, rrezikon burgun, Këshilli Kombëtar pjesë e skandalit
Bledar Fejzo hija e zezë brenda Urdhërit të Psikologut, lidhja me Valbona Treskën, kuçedrën e korrupsionit dhe pazareve
Pazaret e Valbona Treskës, 550 psikologë kërkojnë mblidhje urgjente të Asamblesë së Urdhrit të Psikologut, denoncohet për vjedhje me trajnimet dhe uzurpim kompetencash