Tre biznesmenë nga Tirana kanë rënë pre e një mashtrimi me vlera të mëdha monetare. Në këmbim të lejes së ndërtimit ata i kanë dhënë plot një milion euro një 41-vjeçari. Shuma e madhe e parave i’u zhvat biznesmenëve me inicialet P. K., L. D., dhe B.H., nga shtetasi Klodian Ciruna, 41-vjeç. Ciruna nuk është një emër i panjohur për policinë e kryeqytetit pasi ai është një person me precedentë të mëparshëm dhe i dënuar me vendim gjykate po për mashtrim. 41-vjeçari u premtoi biznesmenëve se do t’u mundësonte një leje ndërtimi pasi kishte lidhje të forta me një nga studiot më të njohura të avokatisë në Milano. Për të qenë më i besueshëm, ai dërgonte dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë.
Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Pasi kuptuan se ranë pre e mashtrimit, biznesmenët bënë kallëzim në polici ndaj tij. Menjëherë pas denoncimit policia në bashkëpunim me prokurorinë nisën hetimet ndaj 41-vjeçarit. Pas verifikimeve të kryera nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik, rezultoi se Ciruna u kishte marrë biznesmenëve plot 1 milion euro, dhe menjëherë u bë e mundur prangosja e të dyshuarit. Burime bëjnë me dije se me urdhër gjykate, prokuroria ka sekuestruar dhe ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të 41-vjeçarit. Të njëjta burime saktësojnë se në llogarit e sekuestruar nuk janë aq para sa mashtruesi i ka marrë biznesmenëve. Policia vazhdon hetimet për rastin pasi dyshohet se i dyshuari për veprën penale të mashtrimit ka tërhequr një sasi të konsiderueshme parash nga banka të nivelit të dytë.
Policia
Ka qenë policia e Tiranës e cila ka dhënë detaje mbi arrestimin e mashtruesit 41-vjeçar. Arrestimi i tij është bërë në sajë të operacionit “Lucia”. Policia tha se në sajë të bashkëpunimit me prokurorinë e bëri të mundur zbardhjen e mashtrimeve dhe arrestimin e Klodian Cirunës. Operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më datë 05.07.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “LUCIA”, u bë ndalimi i shtetasit, Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë.
41-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai është një peron me precedent të mëparshëm penal, Ciruna është akuzar dhe është dënuar më parë për Mashtrim. Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve me inicialet P. K.; L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milion) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano, duke i dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë. Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”, tha policia e kryeqytetit menjëherë pas arrestimit të 41-vjeçarit.