Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konfirmuar edhe një herë në Kuvend se koncensionari i Check up-it ka përvetësua rreth 4 milionë euro para publike për shërbime të pakryera.
Dëmimi ekonomik u deklarua sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu, e cila tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.
Paratë kanë shkuar në xhepat e biznesmenes Vilma Nushi.
Jo vetëm kaq. Por, vetëm gjatë një viti, Vilma Nushai ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme.
Edhe kjo vjedhje është zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.
Koncensioni i denoncuar si korruptiv nga Kontrolli i Lartë i Shtetit po hetohet nga SPAK prej më shumë se sa 3 vitesh, procedimi nr. 122 i vitit 2020.
Nuk kuptohet se pse SPAK mban një dosje në dorë që nga viti 2020 kur vjedhja është faktuar me dokumente nga KLSH.