Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore.
SPAK kërkon që Zenelaj të shpallet fajtor për akuzën e “refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e vettingut. Më 9 tetor të vitit të kaluar, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë iu sekuestruan nga GJKKO edhe pasuritë, që përfshinin apartamente në zonën e Lezhës por edhe një truall në Porto Palermo.
Në deklaratën e pasurisë të bërë në vitin 2016, Zenelaj deklaronte se kishte në pronësi 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull-Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.
Pasuritë e Zenelajt të konfiskuara nga GJKKO:
1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;