Nga Anri Bala
Pasi gënjyen elektoratin dhe u diskretituan para militantëve të tyre, grupi komik PD-LSI, treguan edhe njëherë, se sa larg janë të të bërit politikë. Pasi u ranë borive dhe tambureve të të gjitha llojeve, përsëri u kthyen në vendin e tyre, aty ku nuk bie rrufeja dhe as tërmeti! U kthyen aty, për të qenë të sigurtë, se edhe ato që i gënjyen dhe i mashtruan, nuk do të guxonin t’i afroheshin apo kërcënonin, sepse nuk do i linte kundërmimi i erës së rëndë të gazrave, që lëshojnë vend e pa vend.
I veshur si mos më keq, edhe pse ha me pjata kineze që kushtojnë mijëra euro dhe me lugë floriri, me një këmishë nate, që në fakt të ngjante si uniforma e një banori të “7-të penxhereve”, e të them të drejtën, do i shkonte shumë për shtat… kanakari i padrejtësisë, vazhdon e kërcënon nëpër ekrane, se do të çlirojë vendin nga krimi dhe bandat!
Gaz-tori i PD-së, Lulzim Basha, që nuk bënë zhurmë por vetëm kundërmon nga bëmat e tij, bashkë me shoqen e tij Çizmemadhja, janë aq rëndë sa shikojnë ëndrra me deputetë e qeveritarë, që tremben e frikësohen nga prania e tyre. Por kanë të drejtë, sepse si drejtuesit e “bingo partive”, nuk u ka mbetur asgjë tjetër për tu trimëruar, pasi i kanë humbur të gjitha, përveç të “pasmeve” të tyre, që duhet t’i mbrojnë… me çdo kusht.
Nuk u habita aspak kur nëna e paturpësisë, që bredh si “pordha nëpër brekë”, sa në një parti në tjetrën, si sëmundje kronike e lënë peshqesh nga burri i saj, Lavjerrësi, sa në një studio në tjetrën, sa në një hale në tjetrën, kur lajmëron për “kurban” dhe merr në dorë dhe jataganin e luftëtares shpëtimtare, si e pacipë dhe zullumqare që është. Mirëpo, zakonisht kurbanët, bëhen kur hidhen themelet, sepse kështu është riti dhe legjenda, sepse që do ketë kurban në role skenike, në teatrin e ri, as që diskutohet.
Nëse Çizmemadhja e ka fjalën për kurban themelesh, ai nuk do jetë qytetari por i trondituri i SHQUP-it, miku i ri i saj dhe i shpurës së saj. Ai, si trim i frikësuar që është, tashmë e ka deklaruar, ashtu si shumë herë të tjera, se Teatri do të shembet duke kaluar mbi trupin e tij dhe i riu, do të ndërtohet mbi gjakun e tij, që lusim Zotin të ndodhë, sepse do kemi një “hijemburrës” më pak.
Ky është vërtet një lajm i madh për tiransit, opozitën dhe lumin Lanë, sepse shqiptarët do kenë një “Rozafë” për të ndërtuar teatrin e ri, që Çizmemadhja e shemb me fjalë çdo natë, opozita do ketë një martirë, që do i’u jap një kauzë të vërtet dhe Lana nuk do të ketë konkurrent, për ndotje dhe erën e ndyrë!
Sepse Berishës i duhet një “Azem” i ri, si viktimë që u vetëofrua publikisht, duke deklaruar, se teatri do të prishej vetëm nëse do kalonin mbi trupin e tij.
Unë nuk e besova, se e njoh gënjeshtarin e pafre dhe qesha, duke menduar se si nuk e harroi këtë shprehje: “mbi trupin tim”, që siç duket e ngatërron me shprehjen: “mbi turpin tim”, duke e bërë veten tejet qesharak, për aq kohë sa nuk e ka mbajtur fjalën… të vetflijohet.
Nëse do ta bënte, do bënte edhe një nder tjetër, do e gëzonte shumë Berishën, që do e harronte rolin e digjitalit, e ditët e pleqërisë do i kalonte duke shikuar shfaqje, e duke derdhur lot në Teatrin “Lulzim Basha”, bashkë me Çizmemadhen, pasi t’i kenë djegur mandatet, duke ia lehtësuar punën drejtësisë, nëse ajo nuk do të jetë e mbyllur, në ndonjë qeli “murgeshash të qepura”, për tu çvirgjëruar me shumë huj… në burg!/Ekskluzive.al