Gazetari Hoxha tha se shumica e të burgosurve është ne hetim. Sipas tij kjo ndikon negativisht pasi kostoja e paraburgimit është shumë e lartë.
“Ne si vend kemi një problematikë, në çdo 3 të burgosur sot 2 janë në hetim, nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Ne duhet ti mbajmë njerëzit në burg pasi dënohen, jo ti paraburgosim sepse ka një kosto shumë të lartë gjatë kohës së paraburgimit. Ligji ka parashikuar dhe forma të tjera i heq pasaportën, garanci pasurore. Kjo duhet t kthehet në një normë në Shqipëri përveç rasteve flagrante”, tha Hoxha.