Nuk janë yjet ata që bëjnë diferencën në sfida të rëndësishme, por forca e grupit dhe dëshira për të fituar. Belgjika i pati këto dy faktorë shumë të rëndësishëm, por për të fituar, iu desh t’i falej portierit të mrekullueshëm, Thibaut Courtois.
Gardiani i Chelsea në Premier League ishte padiskutim njeriu i ndeshjes, pasi pritjet e tij shpëtimtare ndaluan shumë herë Brazilin. E pritja që mori vëmendjen më të madhe ishte ajo kundër Neymar në minutat e fundit. Një dorë e tejzgjatur i mohon Brazilit golin e barazimit.
Pas Gjermanisë, Argjentinës, Portugalisë, Spanjës dhe Gjermanisë, edhe Brazili largohet mes lotësh nga Rusia. E tashmë lind pyetja se kush është realisht favorit për të triumfuar në “Rusi 2018”.
Brazil – Belgjikë 1-2 (Augusto 77’ / Fernandinho ag 13’, De Bruyne 31’)