Pamja e Zenit rrethuar nga 5 rojet e Doktorit në miting e trazoi Mulin.
Pamja bëri shumë bujë në rrjete sociale, dhe kjo shtoi dyshimet se tani Zeni ishte trashëgimtar i Doktorit.
-Si ta komentojmë këtë punën e rojeve të Doktorit me Zenin, i tha Lelos?
-Unë them ta paraqesim si normalitet, tha Lelo.
Edhe rojet ashtu si Zeni, janë demokratë dhe kanë ardhur në miting.
Meqë i paguan Zeni për babin, tani të rrinë me Zenin të justifikojnë rrogën.
-Puna është se pse Zeni ruhet nga demokratët, tha Muli.
Se ia nuk ishte në rrugë vetëm, por mes demokratëve me pesë roje.
-Kjo është pak problem, tha Lelo, por të themi që Zeni i ekspozoi rojet për të treguar para mediave se Doktori është në burg.
D.m.th e ka bërë për t’ua kujtuar shqiptarëve se Doktorin po e mbajnë në burg dhje rojet kanë ngelur rrugëve.
Pra në një farë mënyrë ta viktimizojmë më shumë Doktorin.
E ke parasysh në ato filmat me sherif kur vrasin kaubojsin dhe kali mbetet rrugëve dhe e merr pasardhësi i tij?
Ja kështu t’i paraqesim dhe rojet.
-Puna është se mos na mërzitet Argita, se mendon që derisa Zeni ka marrë rojet, do marrë dhe partinë.
Se me thënë të drejtën ajo vjen pa roje në mitingje.
-Për këtë do themi që Zeni nuk është si Gita, se po zhvillohet gjyqi i Gërdecit dhe ndonjë familjar viktime dhe mund të hakmerret.
Ndaj ruhet nga rojet.
Kjo e bën dhe më emocionale situatën.
Pasi duket gjithë familja e rrezikuar, tha Lelo.
Kjo e ben atë një familje edhe më heroike.