Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.
Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Fondet e programit IPARD janë ndarë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e drejtuar nga Frida Krifca. Afera korruptive po hetohet nga SPAK.
Kompania që financon Shkëlzen Berishën Agromel metodë me juristin Shkëlzen për te marrë Fonde nga Frida Krifca
Në vitin 2018, kompania e grumbullimit dhe përpunimit të frutave të pyllit Agromel, me nipt: L59308601M, ka përfituar 200 milionë lekë të vjetra nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për makineri për fruta dhe perime.
AZHBR-ja është nën hetim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit nën dyshimet për korrupsion me ndarjen e fondeve të BE-së për bujqësinë, ndonëse duhet thekësuar se kompania Agromel është finacuar në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve, pra me para të taksapaguesve shqiptarë dhe jo të qytetarëve evropianë.
Kompania Agromel rezulton në listën e klientëve që kanë paguar Shkëlzen Berishën për shërbime ligjore dhe si sekser.
Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe kompania e ndërtimit Zdravo, me administrator dhe bashkëpronar Dashnor Sinani, e lakuar për tendera klientelistë.
Kanë përfituar gjithashtu Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë pronarin e Lufra, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.