Xhesika Trola, bukuroshja qe shihni në fotot më poshtë është gazetare në Digitalb, e pak vite më parë ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me futbollistin, Neymar.
Ndërsa ashtu si çdo vajzë edhe Xhesika i kishte kërkuar Neymarit të bënin një foto bashkë. Mirëpo reagimi i tij nuk i kishte pëlqyer gazetares. Ajo tha se futbollisti as nuk ishte çuar në këmbë për të bërë foton, duke qëndruar ulur.
“E kam takuar Neymarin para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi në karrige ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk linte të bënte asgjë”, u shpreh Xhesika.