Juristi Kreshnik Spahiu e shikon me skepticizëm praninë e dy kandidatëve minoritar grek për zgjedhjet në Himarë, pasi kjo sipas tij bëhet për të kënaqur Athinën nga Tirana.
‘E shoh si gri. Shikoj në ekranin tuaj që 3 herë përsëritet, pushtuesit në Himarë. Nuk ka asnjë reagim. Nëse do e bënit këtë në televizionet e Greqisë dhe të konsideronit atje që qytetet çame janë të pushtuara, do ju shoqëronin në kufi. Dëgjoj që hapet televizioni që Himara është pushtuar nga shteti im. Nuk e mendoj dot, me statistikë censi e nxori 23 mijë minoritetin grek në Shqipëri.
Ne realisht e kemi respektuar dhe lejuar të gëzojnë të drejtat minoriteti. Në Himarë të dy partitë kryesore po zgjedhin kush më filo grek në Himarë. Kjo është mungesë dinjiteti partive politike në Shqipëri dhe gjunjëzim përpara Greqisë. Sikur gjysmë e patriotizmit shqiptar të ishte si e politikanëve grek do isha i lumtur. Në vend që të kujdesen që populli i Himarës të administrohet nga një intelektual, pasi Himara është nga njësitë më të rëndësishme të Shqipërisë. Do ishte në dinjitetin e partive politike shqiptare për një përfaqësim dinjitoz.
Vejnë Gjikurian që nuk e njeh askush. Pse? I priti të dy Nicolas Cage, presidenti i shoqatës së Vorio Epirit në Amerikë i priti së bashku me Belerin në Athinë. Ndodh ky proces, ka pas një interes persona lobimi në Amerikë për heqjen e non gratas së liderit të opozitës.’