Humbje 2-0 për Partizanin në Gjeorgji përballë Iberia 1999, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.
“Demat” pësuan nga një gol për pjesë, ndërkohë që luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 47’.
Moment kur Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në “Elbasan Arena” (20:00).