Lufta kundër organizatave kriminale në vend është një nga objektivat kryesore të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duke folur për çështjen e lidhjeve të organizatave kriminale, në emisionin “Studio e Hapur”, Xhafaj u shpreh se ato kanë lidhje edhe me politikën. Më tej ministri i Brendshëm u shpreh policia dhe prokuroria i kanë dosjet dhe mund të fillojë puna shumë shpejt.
“Janë shumë grupe krininale të lidhura me politikën dhe të lidhura me mediat. Janë disa grupe që ndikojnë madje edhe ne fabrikimin e lajmeve të rreme. Policia ka dosje, partnerët kanë dosje dhe prokuroria ka dosje. Ne dyshojmë që ka individë në politikë që janë të lidhur me këto grupe kriminale”.