Pas intervistës së Ben Ahemtaj, dhe censurës që shtypi i bëri, Doktori i kërkoi Mulit që intervista të transmetohej tek rrugica e Shpresës.
Muli thirri Lelon të bënte gati monitorin.
-Më vjen keq tha Lelo, por kjo është fyrje për Zeni.tv. Se duket që nuk e kanë parë as këta 50 vet që vijën tek rrugica. Këta e kanë parë është e sigurt.
-Jo tha Muli. Ideja është që ta fus Doktori në facebook, se nuk është parë sa duhet.
-A kështu po tha Lelo. Puna është tua shpjegojmë atyre tek Rrugica se çfarë thotë, se ata nuk besojnë ca thotë Beni, po ca thotë Doktori për Benin.
-Ideja është tu themi që në sezonin e ri Ahmetaj do jetë komentator tek zeni.tv çdo natë në linjë direkte. Kështu që ai do ketë mundësinë ta rrëzoj qeverinë online. Kështu do kemi mundësinë të ballafaqohemi çdo natë me një dëshmitar të qeverisë Rama se si vidhte qeveria.
Ky është lajm i mirë tha Lelo se këta analistët që marrim janë bërë bajat. Duhen figura të reja.