Problemi është që unë njoh shumë shqiptarë që kanë ikur për shkak të LSI-së.
Unë njoh shumë skandale publike në Shqipëri që kanë ndodhur për shkak të partisë që nuk e ka drejtuar më përpara Monika, por e drejtoni sot”
Afrim Krasniqi
“LSI është parti e familjes Meta.
Është parti e krijuar nga familja dhe e drejtuar nga familja, dhe nëse një ditë familja vendos të largohet, kjo parti nuk ekziston dhe nuk ka arsye të ekzistojë në jetën politike, sepse nuk ofron asgjë tjetër përveç familjes.
E parë nga ky këndvështrim, mund të jetë i gabuar dhe mund të jetë perceptim, por unë futem te ata që e besojnë.
LSI ka debat themelor se çfarë do të bëjë kur njeriu që e ka krijuar (Ilir Meta) bën si i pavarur dhe kur partia bën sikur është distancuar nga njeriu që realisht e drejton.
Dhe e dyta, për ta vazhduar argumentin. Unë jam dakord që një numër i madh shqiptarësh po ikin.
Ditët e Shqipërisë sot janë nga ditët më negative që ka patur. Nuk ka dilemë për këtë gjë. Unë nuk shoh demokraci.
Problemi është që unë njoh shumë shqiptarë që kanë ikur për shkak të LSI-së.
Unë njoh shumë skandale publike në Shqipëri që kanë ndodhur për shkak të partisë që nuk e keni drejtuar më përpara, por e drejtoni sot”, u shpreh Krasniqi.