Aktori Mehdi Malkaj i njohur kohët e fundit më shumë si militantë i pamposhtur i Sali Berishës është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka pasur probleme me zemrën.
Lodhja, mosha dhe stresi i krijuar nga mbajtja idhullit të tij në arrest ndoshta janë një nga arsyet e goditjes në zemër
Mësohet se aktori ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar një të afërm dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë dhe është dërguar menjëherë me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm.
Sipas burimeve brenda spitalit gjendja e aktorit paraqitet e qetë dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.
Shpresojmë që aktori të shërohet dhe të heq dorë nga konsumi i ditëve të jetës së tij pashtë ballkonit të një plaku faqezi kur atë si artist nuk e lidh asgjë me të