Kompania Bega-07 përfaqëson një kod mafioz, klientelizmi, korrupsioni dhe shkatërrimi të bregdetit të jugut, me ndërtime kaotike, pastrim parash me pallate në Tiranë, falsifikime dhe grabitje pronash nga Himara në Tiranë.
E themeluar në vitin 2007, pronari i kompanisë së ndërtimit është Arben Muçobega, një ‘oktapod’ korrupsioni nga Himara në Tiranë.
Në shtator 2007, Muçobega, themelon kompaninë me kapital 100 mijë lekë. Pas disa vitesh, kompania ka invesruar miliona euro në ndërtimin e dhjetërave pallateve nga Himara në Tiranë.
A i bën përshtypje ky fakt SPAK-ut dhe drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave?
Cili është burimi i parave të investimit në ndërtim?
Si kanë hyrë paratë në kompani?
A janë paratë e bosëve të drogës dhe krimit?
Me çfarë dokumentacioni i justifikon Arben Muçobega qarkullimin e dhjetërave milionë eurove me një kompani me kapital 100 mijë lekë?
Në skenë Toni Daka
Vetëm disa qindra metra larg SPAK-ut, pranë Kompleksit Kika, Arben Muçobega po hedh para të dyshimta duke ngritur një pallat 12 kate mbi pronë të grabitur.
Pallati po ndërtohet nga kompania Alb-Italia Commerce dhe Bega-07 e Arben Muçobegës.
Pas kompanisë së dyshimtë Alb-Italia Commerce fshihet N. Daka i përfshirë në noterizime paligjshme dhe false, grabitje pronash dhe tranksasione të dyshimta.
Pas N. Daka qëndron Toni Daka një nga nyjet e zeza të kartelit të mikrokredive, pasurive dhe transaksioneve të dyshimta.
Po cili është burimi i parave që po hidhen në pallatin e radhës në Tiranë?
Si mashtrojnë me bilancet kompanitë Alb-Italia Commerce dhe Bega-07?
Gentian Stratobërdha
Gentian Stratobërdha është fija klinteliste që Arben Muçobega ka në Bashkinë e Himarës, për të ushtruar ndikim dhe realizuar intetesat e tij në ndërtim.
Gentian Stratobërdha është drejtori i Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Himarë, pikërisht në sektorin e ndërtimit.
Gentian Stratobërdha, inxhinier i Kishës Orthodokse, i besuar i Kryepeshkopit Janullatos për të gjitha restaurimet dhe ndërtimet që bën kisha në Shqipëri, në 2015 emërohet Shef urbanistike në Himarë.
Ndërkaq, Petraq Stratobërdha, babai i Gentianit “caktohet” si drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit “Bega07”.
Kompania “Bega07” e Arben Muçobega, që prej vitit 2015 ka lulëzuar në tregun e ndërtimeve në Tiranë dhe Himarë.
Lidhja korruptive është e qartë, por nuk dihet nëse Arben Muçobega është maskë e Gentian Stratobërdhas apo e kundërta.
Vetë Muçobega, nëpër tavolina pazaresh, thotë se herë punon për Alket Hysenin, herë për Baftjar Zeqon, herë për Janullatosin dhe herë veten e tij.
E faktuar është se Gentian Stratobërdha dhe pupaci i krimit dhe parave të pista, Jorgo Goro, sot në burg, kanë dhënë lejet, ndërsa Arben Muçobega bën pallate me para të dyshimta.
Disa hotele luksoze në ballë të Himarës janë ngritur nga “Bega07” ku Stratobërdha baba ndërton dhe biri jep lejen.
Paratë ndahen nga Jorgo, Stratobërdhat dhe Muçobega.Afera e ndërtimeve në jug dhe Tiranë nga banda e Himarës, përveçse kalon qindra miliona euro shpëlarje parash të pista, ka dhe një qëllim të caktuar shkatërrimi.
Arben Muçobega, me një backgraund të theksuar kriminal, mbahet si fasadë “biznesi” me kompanitë, “Compass Studio” dhe “Begao7”, ku pas tyre qëndrojnë “famullitarët” e Kishës Orthodokse Petraq dhe Gentian Stratobërdha.
Të dy miq të mirë të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, që bashkë me Jorgo Goron e bëjnë aksin Tiranë – Himarë një zonë të mbyllur biznesi.
A është ky një aktivitet korruptiv dhe mafioz?