në postimin e tij në Facebook, Gazmend Bardhi ka zbardhur detaje të dosjes që sipas atij po mbahet sekret, duke bërë aludime të rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i Ermonela Felajt, komisjonerja e vettingut, ish gjyqtari Artan Gjermeni, etj.
”Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK’’, shkruan Bardhi, duke pretenduar që disponon ”informacione të sigurta”.
Por në datën 5 tetor 2022, nëpërmjet një tjetër postimi në Facebook, prapë Gazmend Bardhi ka akuzur edhe Flamur Nokën si një ish ministër i Brendshëm të lidhur me një trafikant droge. Duke përmendur Flamur Nokën, Bardhi shruante ”mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme. Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë ne se une i kam vendosur ndonjehere gjobat.
Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”.
Pavarësisht akuzave tepër të rënda të bëra publikisht, sot Gazmend Bardhi nuk shfaq asnjë siklet se është bërë aleat dhe mbron një personazh të dyshimtë si Flamur Noka që ai vetë e akuzoi me fakte konkrete se është I lidhur me eksponentë të krimit të organizuar duke i lejuar mikut të tij, kur ishte Ministër i Brendshëm, të mbushte Anglinë me drogë dhe më pas duke investuar paratë e drogës në pasuri të paluajtshme.
Atëherë pyetja është kjo: Cili Gazmend Bardhi gënjen? Ai që dje akuzonte flamur nokën, apo ky sot që akuzon prokurorët e SPAK?/ Shqiptarja.com