Muli mori pjesë në mbylljen e fushatës së Gjikurisë në Himarë.
Në një sfond me slogane vetëm greqisht, Muli mori fjalën duke kërkuar ndjesë që nuk dinte greqisht.
-Ego Muli “dhen kseris elenika”, tha Muli, pasi e kishte mësuar përmendësh këtë fjali.
Në shesh shpërthyen duartrokitjet me thirrjet “Qirje Muli, palikari”.
Muli u hutua në një moment dhe kthehet nga Gjikuria.
-Ça po thonë?
-Gjëra të mira, i tha Gjikuria.
-Më falni, më falni, tha Muli.
Nuk kemi ardh për punë qejfi këtu, jemi njerëz seriozë, kemi familje, për ne të djathtët familja është e shenjtë…
Turma shpërtheu përsëri, “Qirje Muli, palikari…”
Muli e humbi fare toruan.
-Të gjithë ato shpifje ndaj meje do vijë një ditë që do sqarohen, tha.
Ne nuk jemi njerëz të haremeve.
Ai që kemi përballë është njeriu i haremeve, e ka bërë qeverinë harem.
Ai është pallë k***, jo unë.
Po ju jeni ca patronazhistë të infiltruar këtu.
S’kemi ardh për q… këtu, por për punë.
-Bravo qirje, u dëgjua prapë një zë.
Muli e la fare mikrofonin.
-Ku është ky kryetari i parties, i tha?
-Eqi, eqi, tha Petrua, dhe tregoi me gisht nga kryetari që ishte me një grua në krah.
-Jo mo zotëri, e ka kolege atë, është njeri i parties, i tha Muli.
Ju e paskeni mendjen të gjithë tek e q….
Kështu do fitoni ju?
Dhe ja la mikrofonin në dorë.
U krijua një pështjellim i vogël, derisa dikush filloi t’i shpjegojë Mulit se ishte keqkuptuar me fjalët greqisht, se nuk janë ashtu si mendon ai.
-Unë jam malësor, tha Muli. Ça mendoj, e them.
Ju i paskeni fjalët me nënkuptime.
Kështu nuk punoni dot me mua.