Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala prej pak ditësh është tashmë një gazetare e lirë pasi ka vendosur të largohet nga televizioni News 24.
Atë tashmë kërkon ta rekrutojë Çim Peka, i cili u shpreh se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që do dhe pa ndërhyrjen e pronarëve.
Çim Peka: Klod Lala, gazetare më e njohur e kronikës në këtë vend, tashmë gazetare e lirë. Publikisht e ke ofertën për të ardh këtu…
Klodiana Lala: Do ta shqyrtoj, ua thashë, e them dhe publikisht… Do ta shqyrtoj.
Çim Peka: Nëse s’do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë.
Klodiana Lala: E vlerësoj, e vlerësoj ftesën edhe do ta shqyrtoj!
Çim Peka: Ky është vendi, e ke ftesën e hapur.