Serge Gnabry nuk ka duruar më, duke “shpërthyer” ndaj kritikëve dhe personave që e cilësojnë të sigurt largimin e tij nga Bayern Munich. Klub ku aktivizohet prej verës së vitit 2018.
“Për të qenë i sinqertë, më duken të çmendura këto spekulime të egra. Jo vetëm me emrin tim, por edhe me shokët e skuadrës.
Sidomos pasi ne të gjithë ndodhemi nën kontrata dhe jemi ende duke luajtur futboll të nivelit më të lartë të mundshëm.
Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Po punoj fort të rigjej formën time më të mirë dhe të performoj ashtu siç të gjithë presin prej meje.
Kam edhe dy vite kontratë me klubin, kështu që nuk ndiej fare presion”, thekson sulmuesi i djathtë i bavarezëve dhe kombëtares gjermane.
Me fanellën e Bayernit, 29-vjeçari i lindur në Stuttgart ka fituar 13 trofe deri tani. Ku bie në Championsi i vitit 2020.
Sezoni i fundit ishte për t’u harruar si pasojë e dëmtimeve dhe problemeve fizike. Që ndikuan të humbiste pjesëmarrjen me ekipin kombëtar në Euro 2024.