Nga Behxhet Sh. Shala- Bajgora
Antikombëtarizmi i maskuar si kombëtarizëm: Miladin Popoviq ishte një serbomalazez nga Jugosllavia që gjatë luftës së dytë botërore i dërguar nga OZNA ( shërbimi ushtarak i zbulimit jugosllav ) bëri shumë dëme në Shqipëri duke dëmtuar pjesën kombëtare dhe duke forcuar pjesën komuniste që në fakt u fut 100 përqind nën kontrollin jugosllav dhe serb.
Kur u arrit Marrëveshja midis forcave nacionaliste – kombëtare shqiptare dhe atyre komuniste – antikombëtare për një luftë të përbashkët për çlirim të Shqipërisë Miladin Popoviqi duke ua sharë nënën në gjuhën shqipe ( të cilën e fliste rrjedhshëm ) e shqeu këtë Marrëveshje duke e favorizuar Enver Hoxhën për udhëheqës të Partisë Komuniste të Shqipërisë e që në fakt ishte degë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Pas kësaj lufta nuk bëhej kundër okupatorëve italianë dhe gjermanë por kundër forcave nacionaliste që realisht ishin shpirti truri dhe trupi i patriotizmit shqiptarë. U vranë shumë patriotë shqiptarë gjatë e sidomos pasi komunistët morën pushtetin në Shqipëri.
Enver Hoxha u bë vegël e Miladin Popoviqit Dushan Mugoshës Tempos dhe kriminelit Tito duke asgjësuar ajkën intelektuale dhe atdhetare shqiptare dhe duke i zëvendësuar ne analfabetë dhe antikombëtarë si Xoxe, Muho Asllani Lenka Quko, etj që krijuan emër dhe karrierë politike duke arrestuar torturuar dënuar internuar dhe vrarë trurin, shpirtin dhe mendjen e patriotizmës shqiptare. Në një ekspozitë të organizuar nga të përndjekurit politikë të Shqipërisë në Sheshin e vëllezërve Frashëri ku morëm pjesë Baca Adem Demaçi dhe unë, kryetari i kësaj shoqate, Zyhdi Morava na tregoi se pjesa më e madhe e atyre që nënshkruan dokumentin e Pavarësisë në Vlorë, ose janë arrestuar internuar ose janë vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Kurse ne që e donim Shqipërinë e që nuk kishim informata të mjaftueshme verbërisht i besonim lajmeve të Radio Tiranës dhe Kukësit sikur edhe librave të historisë ku glorifikoheshin komunistët dhe satanizoheshin patriotët e vërtetë deri në çastin kur u përballëm me realitetin në Shqipëri Jugosllavia pas përfundimit të luftës ia përpilonte edhe rendin e ditës për mbledhje të qeverisë shqiptare deri aty shkonte nënshtrimi dhe llaskucëria.
Komunistët shqiptarë bënin shtatë palë qejfe në kurriz të varfërisë së popullit shqiptar që vuante për kafshatën e gojës. Një mik imi nga Saranda që në kohën e diktaturës kishte shërbyer si kamarier më tregonte se Pilo Peristeri bashkë me Muho Asllanin te Syri i Kaltër ( ishte zonë ushtarake e ndaluar për qytetarë ) brenda 48 orëve e kanë ngrënë një derr të pjekur helli duke pirë sasi të madhe vere dhe rakie. Pas kësaj ne kamarierët lëpinim dhe gërryenim kockat e mbetura ..!
Dejona Mihalin askush nuk e ka dërguar nga Shqipëria është larguar nga aty e deklasuar dhe e margjinalizuar krejtësisht Nuk jam i sigurt se kush e ka dërguar në Kosovë por nuk kam asnjë dyshim se aktiviteti i saj është thellësisht antikombëtar kundër Kosovës kundër Shqipërisë dhe në dobi të Serbisë Rusisë dhe Greqisë. Folenë ku i ka vendosur vezët antikombëtare e ka ndërtuar në mesin e qyqeve të LV -së duke u sjellë ndaj tyre sikur Miladin Popoviqi në Shqipëri
Kinse është udhëheqëse e komiteteve të LV e në fakt ajo është violina e parë në orkestrën e injorantëve dhe trushpëlarëve të LV – së ku jo që nuk i bindet Albin Kurtit si dirigjenti kryesor i LV – së, por përkundrazi Albini i nënshtrohet asaj e cila mantrat antikombëtare i përdorë për edukim kombëtar. Me marrjen absolute të pushtetit nga LV dhe Faton Peci Dejona Mihali nga persona non grata që u cilësua si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare nga AKI tash ajo është shndërruar në drejtor nën hije i AKI – së.
Nuk lë vend pa i futur hundët në listën për deputetë të LV – së formim të kabinetit qeveritar zgjedhjet në Luginë të Preshevës në Maqedoni të Veriut Mal të Zi për drejtor të RTK – së ambasadorë konsuj borde të ndërmarrjeve publike ndarje të tenderëve dhe granteve për miq të LV – së sikur edhe për anëtarë të kësaj partie. Shërben si viagra për impotentët intelektualë të LV – së duke ua shkruar fjalimet dhe postimet
Ka hapur kursin për analfabetët politikë duke ua mësuar alfabetin këtyre analfabetëve të lindur dhe të bindur. Në luftë kundër kundërshtarëve politikë e që i konsideron si armiq kundër ish të burgosurve politikë e sidomos kundër udhëheqësve të UÇK -së as BIA apo UDB- ja e Serbisë nuk është më këmbëngulëse dhe më e gatshme t’i dëmtojë. Është shtyllë e fortë dhe shpresa e Gjykatës Speciale në Hagë. Orkestron çdo fushatë kundër forcave patriotike në Kosovë Shqipëri Luginë dhe Maqedoni të Veriut Është motra politike dhe kombëtare ( sipas vijës gjenetike ) e kriminelit dhe terroristit që vrau ushtarë shqiptarë në Peshkëpi të Shqipërisë tash eurodeputetit grek të Micotakisit Fredi Beleri. Keni parë alamet ” burra ” të LV -së dhe vajza e gra që shkrihen kur dalin në foto me këtë Laddy Macbeth duke pirë kafe apo duke mbushur cillat me .. Bukë dhe Zemër.
Sa të padinjitetshëm dhe sa të padinjitetshme Po të mos ishin Halili Dilmali Mefi Ceni Salë kokëtuli këta ekstazitë e Prizrenit Dani i Rrustës Arbëria ortakja e Radojçiqit analfabetja e Jakovës Shpirtzeza e Gjermanusë nusja nga Panxhabi Shën Hajnrullahu torollakët e Mexhlisitb, LV do të bëhej hora e dunjasë Këta e përfaqësojnë me dinjitet të Sanço Panços integritetin politik njerëzor moral kombëtar të LV. Pa këta Albin Kurti është asgjë dhe askushi.
Pa këta Dejona Mihali do të vuante për kafshatën e gojës. Me këta i kanë rënë shkelëm fukarallëkut oktapodin krudo e kanë meny të përditshme verën Cianti gjithashtu Durrësin dhe Velipojën e kanë zëvendësuar me Mykonos Kan dhe Ishuj Azore. Në vend të biletës mujore për Kodër të Trimave dhe Breg të Diellit janë parapaguar për Paris Athinë Bon Bruksel dhe New York. Të pafytyrët ! P.S. TV Dukagjini po emiton çdo mbrëmje nga një intervistë me ish të burgosurit politikë shqiptarë që kanë përjetuar tmerre dhe tortura të tmerrshme nga udbashët që flisnin shqip e që i shërbenin Jugosllavisë dhe Serbisë. Ndonëse përmenden me emra dhe mbiemra deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Kurti Osmani dhe Konjufca. As të klientes së Sellmës dhe Valdrinit Duket ende nuk e kanë lejen e Dejona Mihalit dhe Jeton Qurroit e që janë antishqiptarë të qelbur. Të poshtër dhe maniakë.