Një student i universitetit britanik vdiq 25 minuta pasi pësoi djegie të rënda nga dielli.
Ishte dita e parë e Charlie Vincent që punonte si mësues kanoe në një kamp veror në Neë Hampshire, në SHBA , kur ekspozimi i diellit pësoi djegie të shkallës së dytë në këmbë.
Drejtuesit e kampit e çuan 20-vjeçarin në një spital, ku u zbulua se ai kishte gjithashtu pneumoni në mushkëri.
Charlie, një student filmi në Universitetin De Montford në Leicester, u operua për infeksionin e frymëmarrjes, por familja e tij tha se gjatë operacionit ai pësoi një arrest kardiak, një mini-goditje dhe zemra i ndaloi për 25 minuta.
Motra 24-vjeçare e Charlie, Emily, tha se mjekët zbuluan se Charlie kishte një zemër të zmadhuar, e njohur gjithashtu si kardiomegalia, e cila bën që zemra të punojë më shumë se normalisht.
Mjekët dyshojnë se ai mund ta kishte pasur këtë gjendje që nga lindja, por u desh “diçka si një infeksion i frymëmarrjes” që ajo të shfaqej.
Ai kaloi rreth një javë në një koma të induktuar, ku mjekët kishin frikë se do të kishte nevojë për një transplant urgjent organi për zemrën dhe të dyja veshkat. Por rikuperimi i tij ishte një mrekulli për të gjithë mjekët, dhe të enjten do kthehej në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse ai do vazhdojë trajtimin e tij në shtëpi, mjekët deklaruan se më vonë do ketë nevojë patjetër për një transplant zemre.