Pasi fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo i PS-së nuk ka harruar propozimin për rivalin e tij në garë.
Ai i rikujtoi propozimin kandidatit të opozitës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikurisë, që mori 41.17% të votave që është i mirëpritur si nënkryetar i bashkisë.
“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha Tavo.
Kujtojmë se Tavo mori 5022 vota përballë Gjikurisë, i cili siguroi vetëm 3545 të tilla.